Bumçi për vendimin e sotëm: Kur një institucion mbyll dyert, ka rënë republika kushtetuese
Ish-deputeti Aldo Bumçi, anëtar i kryesisë së PD-së së Rithemelimit, komenton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila rrëzoi ankimimin e deputetëve të PD për masën ndaj Sali Berishës. Për të vendimi tregoi degradimin e saj, teksa tha se kur një institucion mbyll dyert, ka rënë republika kushtetuese.
A jeni të befasuar nga vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi ankimimin tuaj?
Jemi shumë të befasuar, për degradimin, kalbëzimin deri në këtë masë, kur institucioni asgjëson vetveten. Ku ai institucion mbyll dyert, ka rënë republika kushtetuese. Me këtë vendim, Gjykata ka rrëzuar Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Këtu është pushteti i një individi të vetëm, Shqipëria ka hyrë në rekordet e zeza, ky Gjykata u zhduk për tre vite. Gjykata Kushtetuese ka grisur Kushtetutën, ka mbyllur derën për ta vendosur vendin në shinat e normalitetit.