Bumçi: Qeveria është tek rubineti i ujit dhe dritat! Rama propagandë për t’i bërë lavazh trurit të shqiptarëve
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka qenë i ftuar në në Emisionin Ditë e Re në RTV Ora.
Ai ka folur për lidhjen e pashmangshme që qytetarët kanë me politikën dhe ndryshimet që ka pësuar Shqipëria me ardhjen e demokracisë. Qytetari e takon çdo ditë qeverinë edhe nëse vendos mos votojë.
“A e dini çfarë është politika? A e hapim të gjithë rubinetin e ujit në mëngjes, a i hapim dritat?
Aty takojmë qeverinë. Kjo nuk është diçka për një realitet që nuk na takon.
Aty është qeveria, te çmimi i energjisë. Për shembull për 70% të konsumatorëve Rama e ka rritur çmimin e energjisë me 33 lekë /kW.
Çdo muaj, në një vit, në tetë vjet, sa lek i ka marrë qytetarëve? Aty është. Qytetari edhe nëse nuk voton e takon qeverinë të energjia, te uji i pijshëm, po marr produkte që nuk i shmangemi dot.
Furnizimi me ujë është i njëjtë, nuk ka asnjë përmirësim.
Taksa e arsimit nuk ka ekzistuar, në Tiranë kemi taksë arsimi prej 5 vjetësh. Qytetari edhe nëse mendon ç’punë ka me mua politika, kështu ka qenë përherë, unë po marr dy produkte ujë dhe drita që çdo familje do kursente 20-30 mijë lekë.
Qytetari voton, përderisa voton merr pjesë në vendimmarrje, nuk merr pjesë përditë, por merr me votë, merr me fjalë, fjala ka pushtet.”
Ish-deputeti tha se Shqipëria ka pësuar ndryshime të mëdha gjatë 30 viteve të fundit me ardhjen e demokracisë.
“Ka një të vërtetë kur themi që shqiptarët në 30 vite janë lodhur nga politika. Por, kjo është një propagandë që po e përhap Rama për t’i bërë lavazh trurit të shqiptarëve. Rama është një qeveri, përdor shtetin si dhunë. Opozita nuk ka asnjë nga këto. Sot ne jemi si në ’90, një opozitë në rrugë.
Nuk kemi asnjë instrument dhune në dorë. Atëherë çfarë i thotë ky njerëzve? Kështu ka qenë 30 vjet, pse të vononi për opozitën. Kjo është gënjeshtra më e madhe.
Ju jeni të rinj, jeni me fat sepse keni jetuar gjithë jetën në demokraci, por nëse pyesni prindërit tuaj për vitet ’90, Shqipëria ka qenë një vend i tmerrshëm.
Ky vendi sot nuk ngjan fare me atë vendin e tmerrshëm, madje po t’ia shpjegosh të rinjve sot si ka qenë Shqipëria e ’90 nuk do besojnë pothuajse asgjë.
Shqipëria e ’90 ka qenë vend afrikan me standart jetese, në të gjitha zonat rurale nuk hahej bukë gruri, haje bukë misri se nuk kishte.
Në Tiranë gjithçka ishte me tollona. Ka pasur më shumë burgje sesa qytete, kjo ka qenë Shqipëria një burg i madh i varfër dhe ky vend ka ndryshuar si nata me ditën. Si mund të thuash që ky vend nuk ka ndryshuar? Po kur kemi qenë mirë, kur kemi qenë si Koreja e Veriut. Zgjedhjet janë në 99.9% të rasteve parti që ndryshojnë. Herë është njëra, herë është tjetra. Nuk del një forcë partiake nga hiçi. Ne vijmë me një ofertë. Shqipëria ka ndryshuar si asnjë vend tjetër në botë që nga viti ’90. “