Bumçi: Shtyrja e zgjedhjeve jo zgjidhje, të largohet Rama

Ish-ministri i Jashtëm, ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi, ishte i ftuar në A2 news Cnn, foli për situatën politike në vend dhe protestën e 2 qershorit. Sa i përket zgjedhjeve lokale, Bumçi u shpreh se shtyrja e tyre nuk është zgjidhje nëse Rama nuk tërhiqet.

“Shtyrja e zgjedhjeve nuk është zgjidhja e krizës. Me Edi Ramën më 30 shtator do të jetë e njëjta gjë. Kushtet e zgjedhjeve janë më të rëndësishme se data. Por shtyrja e zgjedhjeve do të jetë hapi i parë në rrugën e arsyes. Këtu jemi në udhëkryq, ose do të shkojmë në një përplasje të fortë dhe një krize që do të vijë duke u rënduar”, tha Bumçi.

Më tej, Bumçi foli edhe për protestën e 2 qershorit. “Data 2 dhe të gjitha protestat e tjera që vijojnë kanë për qëllim t’i japin zgjidhje pa kosto këtij vendi. Kur kryeministri ka humbur arsyen, opozita po tregohet e përgjegjshme. Zemërimi nuk gjen qetësi. Nuk ka asnjë dyshim që protestat do të vijojnë edhe pas datës”, tha Aldo Bumçi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?