Bumçi: Të bashkuar jemi më shumë se Rama, i frikësohet revoltës popullore
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi thotë se ka vetëm një PD dhe kjo parti sipas tij, nuk është e përçarë. Thirrja e tij shkon tek Alibeaj, Bardhi dhe te deputetë e tjerë të këtij grupi që të bashkohen.
“Nuk gjej dot një interes opozitar dhe publik për qëndrimin e tyre. Megjithatë, unë shpresoj që të bashkohen. PD-ja është e bashkuar, ka vetëm një PD, është ajo me 43 mijë anëtarë”, tha Bumçi.
Sa i përket zgjedhjes së presidentit të ri. Ai u shpreh se nuk ka pasur vullnet nga mazhoranca për zgjedhjen e një presidenti konsensual.
“Po të mbledhësh partitë opozitare, ne jemi më shumë se Edi Rama. Kësaj i frikësohet Rama, kësaj revoltës popullore që do të dalë në rrugë dhe do të dalë të votojë kundër tij në momentin e parë që kemi zgjedhje”, tha Bumçi.