Bumçi: Vizita e Kotzias, dimension i ri në marrëdhëniet shqiptaro­-greke

Ish­-ministri i Jashtëm demokrat, Aldo Bumçi, ka deklaruar se vizita e ministrit të jashtëm grek, Nikos Kotzias në Tiranë do të sjellë një dimension të ri të marrëdhënieve midis dy vendeve.

Deputeti Bumçi theksoi se pika pozitive e kësaj vite ishte heqja i ligjit të luftës, që sipas tij tregon vullnetin e fortë të palës greke drejt zgjidhjes së të gjitha problemeve të dosjes shqiptaro-­greke.

“Pika pozitive ishte abrogimi i plotë i ligjit të luftës, ky ishte lajmi në këtë vizitë dhe në hapat e mëtejshëm do të konfirmojmë në mënyrë juridke dhe ligjore që ligji i luftës nuk ekziston. Abrogimi i ligjit të luftës nga pala greke tregoi një vullnet të fortë drejt zgjidhjes së të gjitha çështjeve të dosjes midis palës greke dhe shqiptare dhe do t’ju japë dimension tjetër marrdhënieve mes dy vendeve” , deklaroi Bumçi.

Sipas tij, vizita rajonale e ministrit Kotzias është një shenjë e mirë edhe për Kosovën. 

“Vizita në Kosovë, hapat drejt njohjes, nuk është një njohje e plotë, por ftesa për të hapur një zyrë një Athinë është diçka shumë pozitive”, tha deputeti demokrat.

Gjatë vizitës në Tiranë ditën e mërkurë ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias deklaroi se ligji i luftës me shtetin shqiptar nuk ekziston, pasi dy vendet janë partnere dhe aleate. 

SHKARKO APP