Bunkeri tek Ministria e Brendshme, ish të përndjekurit përplasen me policinë

Ish të përndjekurit politike zhvilluan një protestë përpara Ministrisë së Brendshme kundër ndërtimit të një bunkeri të vendosur pranë këtij institucioni. Mes protestuesve dhe policisë ka patur edhe momenti tensioni.

Me thirrjet “Liri Demokraci” dhe “Poshtë Komunizmit” protestuesit kërkojnë largimin e qeverisë, pasi nëpërmjet ndërtimit të këtij bunkeri po sillen simbolet e komunizmit.

Kjo është protesta e dytë brenda disa ditësh, ku ish-të përndjekurit kanë  deklaruar se do të protesojnë deri në largimin e bunkerit. Të pranishëm në këtë protestë janë të pranishëm edhe eksponentë dhe deputetë të PD, të cilët mbështetin ish të përndjekurit në kauzën për të cilën ata protestojnë. Ndërsa qeveria ka deklaruar se bunkeri është ndërtuar në mënyrë simbolike në tunelin antibërthamor.

SHKARKO APP