Burg apo arrest shtëpiak? Gazetari Artan Hoxha tregon se çfarë do të ndodhë me Berishën

Gazetari i kronikës, Artan Hoxha deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se çfarë mase sigurie do të marrë SPAK ndaj Berishës, pas lejes së Kuvendit të Shqipërisë për ashpërsimin e masës. Sipas Hoxhës, SPAK-un e çoi te kjo masë fakti që Berisha për 3 të hëna rresht e refuzoi dhe SPAK-u do të shkojë në masën e arrestit shtëpiak.

Artan Hoxha: Që nga vendimi ku është votuar për të lejuar drejtësinë që të marrë një masë më të rëndë sigurie për z. Berisha, i ngelet në dorë drejtësisë që të certifikojë nëse do të kërkojë një masë tjetër, që sigurisht do ta kërkojë, dhe SPAK-un e çoi te kjo masë fakti që Berisha për 3 të hëna rresht e refuzoi, ndryshe nuk do të vinte në këtë situatë. Berisha erdhi vetë në këtë situatë. SPAK-u do të shkojë në masën e arrestit shtëpiak. Pse? Sepse ka një moshë që nuk e favorizon, vepra penale ngaj tij nuk ka peshën e veprave më të rënda si vrasjet që e bëjnë të detyrueshëm arrestin me burg. Por nga ana tjetër do të jetë problem se ku do ta vuajë Berisha masën e sigurisë, në banesën e vet, në një banesë tjetër, te Gjiri i Lalzit.

Ylli Rakipi: Nuk ndodh, nuk e bën se është në shtëpi.

Artan Hoxha: Masa e sigurisë në këtë rast do të shoqërohet, e përcakton gjykata, me monitorim.

Do të bëhet me shërbim 24 orësh, patrullë policie që rri 24 orë te dera? Ne kemi patur raste kur edhe pse ka qenë 24 orë me policë, njerëzit janë vrarë në arrest shtëpiak. Kemi masa të arrestit shtëpiak që e mbulon vetëm inspektori i zonës, që kalon një herë në 3 ditë nëse është aty apo jo. Ka edhe një masë sigurie tjetër kur vendoset një aparat, një GPS, në një nga gjymtyrët dhe s’ka nevojë t’i vësh policë nga mbrapa. Tani jemi para faktit: Berisha do ta respektojë këtë masë? Si do të komunikojë ai me zgjedhësit dhe mbështetësit e tij?

SHKARKO APP