“Burg për amerikanin që pagoi 80 mijë euro për foton Rama –Obama”, Gjekmarkaj: Kryeministri i rënë moralisht…

Uilliam Argeros, një amerikan 61 vjeçar që pranoi se ka kontribuuar në mënyrë të paligjshme me 80 mijë dollarë për llogari të një politikani të huaj në fushatën presidenciale amerikane të vitit 2012, u dënua me katër muaj burg në Nju Xhersi të Shteteve të Bashkuara të hënën më 30 shtator, pasi kishte pranuar fajin në vitin 2016.

YouTube player

Siç shkruajnë mediat ndërkombëtare, avokati i Argeros, John Azzarello deklaroi para gjykatës se “klienti i tij po vepronte për llogari të Edi Ramës”, në atë kohë kryetar i opozitës dhe kandidat për kryeministër i Shqipërisë, i cili sipas tij donte një foto me Obamën.

Në lidhje me burgosjen në SHBA të financuesit të Ramës për foto me Ombanë, profesori Agron Gjekmarkaj shprehet se e ka vështirësuar situatën morale të Edi Ramës, ndërsa situata e tij ligjore pritet që të shikohet sesi do të shkojë.

Agron Gjekmarkaj: Unë mendoj se Arta Marku ka treguar se është e varur politikisht. Kam dyshimet e mia te kjo Prokurori, e cila dosjet më të nxehta i çon nga Tirana në Dibër. Kjo që ndodh në Amerikë është një gjykim i vërtetë, është dënim i vërtetë. Së paku në SHBA nuk di që të ketë procedim ndaj Lulzim Bashës. Mirëpo, në Amerika ka një gjyq për një person që ka ndihmuar Ramën për të bërë foto me Obamën. Moralisht Rama është në gjendje kritike.

Edvin Kulluri: Duhet sqaruar se nuk ka ende një gjykim në themel të çështjes. Nuk dihet nëse hetimet do të bëhen në Amerikë apo në Shqipëri, për sa kohë që janë shtetas shqiptarë. Kemi çështje serioze të implikimit të dy liderëve, Ramës dhe Bashës. Jemi 7 vjet më pas deh drejtësia amerikane ka pasur kohë. Unë besoj se Edi Rama është në pozicion të vështirë, besoj do ketë problem ligjor me këtë financim, që dyshohet i paligjshëm. Një person ka përmendur z. Rama në gjyq.

Përgjigja e Ramës me anë të shefit të kabinetit ishte gabim, sepse ai duhet që të përgjigjet vetë. E dyta, nëse Rama paguan para për një fotografi, çfarë bën me paratë që vijnë për investime në Shqipëri? Kemi dy liderë që bëjnë këto punë, të cilët sulmojnë njëri-tjetrin politikisht. Jam dakord që kjo Prokurori nuk funksionon sot.

Skënder Minxhozi: Edi Rama nuk e nxori foton në rrjetet sociale, kurse Basha bëri me jehonë. Besoj se Basha ka rënë në det me këmbët e veta për financimin. Këtu nuk ka asnjë transparencë për paratë e partive. Këtu gropat skeptike të vërteta janë fushata elektorale.

SHKARKO APP