Burg për babain që akuzoi me vajzën, nëna: Po ta dija, do ia merrja jetën me duart e mia

36-vjeçari Zamir Meta shkon në burg, pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12-vjeçare. Vendimi u mor vetëm pak çaste më parë nga Gjykata e Fierit. Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, abuzimi ndaj të miturës është kryer disa herë, çka përforcon akuzat ndaj të dyshuarit.

Në fazën e hetimeve paraprake, Meta ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim. Në seancën e sotme, ai nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat. Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Një ditë më parë gjatë marrjes në pyetje e mitura ka dëshmuar se babai ka kryer marrëdhenie seksuale me forcë, në mënyrë sistematike që nga mosha 5-vjeçare, duke përmendur dhe një episod në Gjermani ku kishin emigruar para një viti. Nëna e të miturës teksa kërkoi dënimin maksimal për bashkëshortin e saj, thotë se nuk ka patur dijeni më herët dhe gjithçka e ka mësuar pas denoncimit të së bijës. Institucionet shtetërore kanë strehuar 12-vjeçaren në një qendër për trajtimin e viktimave të dhunës seksuale në kryeqytet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë me gazetaren e “Shqipëria Live” Luçiana Hulej, nëna e vajzës tregon se nuk dinte asgjë rreth abuzimit dhe për herë të parë u përball me rrëfimet e vajzës në komisariatin e policisë. ”Nuk kam pasur mundësi të flas me vajzën. Bashkëshorti i ka të ndarë prindërit. Fëmijëve u kam thënë që babai ka ikur në Gjermani, pyesin dhe për motrën, i kam thënë do vijë prap. Nëse e ka pranuar, të kalbet në burg. Po ta dija do e kisha vrarë vetë me duart e mia, do i dilja në mbrojtje vajzës. Unë jam nënë me 6 fëmijë, shteti të vërë dorën në zemër të më ndihmojë”-u shpreh nëna e 12 vjeçares”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?