Burg për ”Eskobarin e Ballkanit”
Gjykata e Krimeve të Rënda, ka dhënë masën e sigurisë ”arrest me burg”. “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Refuzim të deklarimit të pasurisë”, “Pastrim parash” dhe “Krijim të grupeve të strukturuara kriminale”, janë akuzat që gjykata lexoi në ngarkim të Balilit. Vetë Balili, i cili u dorëzua të martën, pas më tepër se dy vitesh në kërkim, mohoi akuzat para gjykatës dhe kërkoi revokim të masës së arrestit, por kërkesa e tij nuk u mor parasysh nga gjykata.
KOHA JONË SONDAZH

