Burg për ish-drejtorin e OSHEE-së në Mirditë

Ish-Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Mirditë Altin Nikolli, i arrestuar dy ditë më parë për plagosje të rëndë me dashje, do të qëndrojë në burg.

Ai u njoh me rivlerësimin e kushteve të masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij dhe në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, Nikolli mësohet të ketë thënë se ka qëlluar për vetëmbrojtje pasi bashkëfshatari i tij me të cilin është konfliktuar kishte qenë i armatosur.

Por pavarësisht pretendimeve, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke vendosur masën e sigurisë arrest në burg për Altin Nikollin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?