Burg për jetë autorit të masakrës me 3 viktima në lagjen Çole

 

Prokuroria ka mbyllur hetimet për tre autorët e dyshuar të masakrës në Çole të Vlorës, ngjarje e ndodhur disa muaj më parë dhe gjyqi vendosi të lërë autorin e vrasjes të izoluar përjetësisht.

Por dy persona që janë dënuar me nga 35 vite burg, janë lënë të lirë nga gjykata më herët. 

Organi i akuzës kërkoi “burg përjetë” për Aleksandër Llanaj, i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes së trefishtë.

Pretenca është dhënë dhe për Bertil Alliaj e Ani Begaj, ku për ta u kërkua nga 35 vite burg, por dy të fundit nuk janë prangosur ende. Madje ata ishin arestuar dhe u liruan nga gjykata, me masën e detyrim paraqitje, duke u lënë të lirë. Tashmë ata rezultojnë të arratisur dhe janë shpallur në kërkim.

Këta tre persona akuzohen për vrasjen e Haki Rakipit, Ardi Velaj si Albi Limaj. Llanaj akuzohet si autor i masakrës, kurse dy të tjerët si bashkëpunëtorë në krim. Konflikti erdhi pas një sherri në kazino, mes të rinjve.

SHKARKO APP