Burg për nipin, qëlloi gjyshen: Jam penduar

Gjykata e Durrësit, vendosi masën e sigurisë ”arrest me burg” për Redmond Grudën. Djaloshi 21-vjeçar akuzohet për vrasjen e gjyshes së tij, krim i ndodhur të enjten.

Nga hetimet u mësua se vrasja kishte ndodhur pasi gjyshja nuk i dha lekët për të blerë hashash. Sipas prokurorisë nga kqyrja e kufomës janë konstatuar mbi 13 goditje me thikë në trupin e viktimës. Disa nga plagët kanë qenë në kokë dhe disa në trup e qafë. Edhe në të dyja duart ka pasur shenja prerjeje.

E moshuara ndante apartamentin me nipërit dhe nusen e djalit, pas vdekjes së të birit vite më parë. Sipas të afërmve, Shkurti, nënë edhe e dy vajzave që jetojnë në Itali, vuante nga skleroza, ndërsa në lagje, 21-vjeçari njihej si i ri problematik, përdorues alkooli dhe hashashi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?