Burg për Safet Bajrin

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Safet Bajrin, nën masa të shumta sigurie. Safet Bajri konsiderohet mes njerëzve kryesorë të bandës së krimit “Bajri” që vepronte në Shkodër. “Është provuar në javët e fundit se anëtarët e këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash. Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër”, theksoi para disa ditësh drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?