Burg për shqiptarët që goditën me thikë të birin e moderatores italiane

4 persona janë dënuar me nga 5 deri në 9 vjet burg pasi qëlluan 11 herë me thikë djalin e moderatores së njohur, Simona Ventura.

Dënimi më i lartë u dha për 29-vjeçarin Davide Caddeo, i cili u dënua me 9 vite burg. Më pas Albano Jackey u dënua me 6 vjet e 6 muaj heqje liri; 5 vjet e 6 muaj burg u dënua Alessandro Ferzoco dhe 5 vite burg u dhanë për Andi Arapin.

Përveç dënimit ndaj agresorëve të tij, Niccolo Bettarini është shpërblyer edhe me një shumë goxha të majme prej 200 mijë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Më në fund tmerri mbaroi. Drejtësia u vu në vend. Nuk më intereson shpërblimi 200 mijë euro. Paratë shkojnë e vijnë, mua më intereson se drejtësia është vënë në vend”,-tha jashtë gjykatës Niccolo. Ngjarja e rëndë ndodhi në 1 korrik të 2018, ku Nicola Bettarini u qëllua 11 herë me thikë. Ngjarja nisi pas një konflikti mes disa të rinjve

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?