Burg për tre të arrestuarit e Astirit, avokati: Vendim politik
“Arrest me burg” dha këtë të dielë Gjykata e Tiranës për tre banorët e Astirit të arrestuar tre ditë më parë nga policia. Ilir Katiraj, Gramoz Shehu dhe Skënder Doda akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e qetësisë publike” dhe Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”. Avokati i tyre tha se ky është një vendim politik. Kurse ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, tha se: “Gruaja e Bilalit, nuk ka njeri në Shqipëri më frikacak se ai. Ky kriminel do marrë zvarrë. Kjo është protestë qytetare, jo protestë e PD. Do të tërhiqemi për vendim sesi do të reagojmë ndaj këtij pushtuesi dhe krimineli. Ndërkombëtarët të mbajnë qëndrim. Po mohohet e drejta për të protestuar. Këta janë qytetarë, nuk janë politikanë”. Para gjykatës ishin mbledhur dhjetëra banorë të Astirit në mbështetje të tyre. Ndryshimet e reja në kodin penal, ku për bllokim të akseve rrugore dënohesh deri në 3 vite burg, duket se do të nisin të implementohen mbi banorët e Unazës së Re.