Burgje private, Ministria: U hoq me ligjin e ri të 2020, s’pati interes për to

Qeveria tërhiqet nga projekti i burgjeve private. Ministria e Drejtësisë deklaron se ka hequr nga ligji konceptin e burgut privat pasi nuk gjeti zbatim. Parashikimi për burgjet private është bërë për herë të parë në vitin 2014, në nenin 12/1të ligjit “për Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, ku shkruhej se burgjet janë publike dhe private dhe funksionimi i tyre do të përcaktohen me vendim qeverie.

Ky draft parashikonte për të lehtësuar popullin në burgje se të dënuarit për vepra të ndryshme penale me një marzh dënimi me maksimumi pesë vite mund të akomodoheshin në burgjet private.

Në vlerësimin e ministrisë së drejtësisë dispozitat që lejonin burgjet private janë hequr dhe në ligjin e ri hyrë në fuqi në gusht 2020. Aktualisht në vend ka 23 institucione penale, burgje dhe paraburgime mes tyre burgje të sigurisë së veçantë IEVP Peqin, Korçë, Elbasan, Fier. /Report Tv/

SHKARKO APP