Burgje private në Shqipëri për ata që dënohen deri në 5 vite
Qeveria ka miratuar dje në mbledhjen e këshillit të ministrave draftin për krijimin e burgjeve private. Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për funksionimin, administrimin, kontraktimin, si dhe rregullat që përcaktojnë elementet e sigurisë në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale.
Në burgjet private mund të vuajnë dënimin vetëm personat që janë dënuar deri në 5 vite burg. Sipas draftit, të dënuarit që me vendim gjykate janë caktuar në institucionin e sigurisë së lartë, nuk vendosen në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale. Gjithashtu drafti përcakton dhe si funksionojnë Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së zakonshme, të sigurisë së ulët, institucioni i hapur dhe paraburgimi.