Burgjet janë dizinfektuar

Këshilltar në ministrinë e Drejtësisë për burgjet, Edis Ibrahimi thekson se deri më tani asnjë i dënuar apo pjesëtar i stafin nuk është dyshuar si person i prekur me Covid-19. Nga ana tjetër, ai ka theksuar se janë marrë të gjithë masat e nevojshme për ruajtjen e sigurisë dhe të shëndetit të të dënuarve dhe anëtarëve të stafit që ndodhen në këto institucione.

A kemi ndonjë rast të dyshuar dhe çfarë masash janë marrë?

Situata e burgjeve në Shqipëri është e qetë, deri më tani nuk kemi ndonjë rast të dyshuar nga të dënuarit apo pjestarë të stafit. Ministria e Drejtësisë edhe para se të konfirmoheshin rastet e para me Covid-19 në vendin tonë kishte marrë disa masa për parandalimin e përhapjes së virusit dhe menjëherë, pasi u konfirmuan rastet e para janë marrë masat dhe janë ndaluar takimet e të burgsurve me familjarët. Që në momentetet e para janë urdhëruar të gjithë drejtoritë e 24 institucioneve në Shqipëri për të urdhëruar për të kufizuar të gjithë takimet e familjarëve por edhe me persona të tjerë. Ndërkohë të burgosurit kanë të drejtë të komunikojnë përmes telefonit me familjarët e tyre.

Familjarët janë të lejuar që të dërgojnë ushqime?

Kemi pasur raste që familjarët kanë sjellë ushqime te punonjësit e institucioneve të cilët bëjnë dhe dorëzimi. Gjithashtu punonjësit janë porositur që pasi ta marrin ushqimin atëherë duhet që të heqin paketimin e sjellë nga familjarët dhe të përdorin paketimin e tyre, që të mos jenë qeset e sjella nga jashtë.

Ndërkohë kemi 4050 persona që punojnë nëpër burgje, duke qenë se jemi në këtë situatë është bërë ndonjë reduktim stafi?

Janë marrë të gjitha masat me menaxhimin e stafit, por duke qenë se institucionet e burgjeve kanë disa specifika të veçanta dhe duke patur parasysh se na duhet të kemi parasysh rritjen e masave për këto institucione janë rritur masat kufizuese shëndetsore dhe merren informacione nëse kanë apo jo shenja, kanë takuar ndonjë person që ka qenë jashtë dhe ky është një veprim që bëhet sa herë që ndryshohen turnet. Gjithashtu janë dizinfektuar të gjithë ambjentete e burgut dhe kontrolli është i vazhdueshëm. /abcnews/

SHKARKO APP