Burgjet janë mbushur, rreth 1 mijë veta mbi kapacitet

 

Shifrat e Ministrisë së Drejtësisë tregojnë se dënimet e viteve të fundit kanë rritur ndjeshëm numrin e të burgosurve. Janë rreth 1000 persona më shumë se numri i vendeve në burgjet shqiptare. Konkretisht, sistemi penitenciar shqiptar ka hapësirë për 5584 persona. Ndërkohë që sot në burgje vuajnë dënimin 6413 qytetarë.

Shifrat janë publikuar nga Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani sot  në Komisionin e Sigurisë ku po diskutohet pr/ligji për aministinë.

“Problemi i mbipopullimit sjellë vështirësinë e ofrimit të shërbimit në këtë situatë”,- u shpreh ministri Manjani para deputetëve.

Nisur nga kjo situatë, ai ka kërkuar dhënien e aministisë për rreth 720 persona. Deputetët kanë diskutuar lidhur me kriteret e kësaj amnistie. Përfitues do të jenë personat që kanë marrë dënim të formës së prerë nga gjykata deri më datën 30 nëntor. Nga kjo falje përjashtohen ata që kanë kryer krime të rënda.

SHKARKO APP