Burgjet pa të fortët, gjykata liron snajperistin e dënuar me 20 vite burg

Gjykata ka liruar të dënuarin me 20 vite burg, Ergys Kolaverin. Ai është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 20 vite burgim, ndërkohë që gjykata kishte kërkuar 30 vite. Gjykata e Apelit ka dhënë për Kolaverin, një i dënuar me 20 vite burg, që të mbahet në arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike.

Ergys Kolaveri, i cili ishte në gjykim për një vrasje të mbetur në tentativë për një atentat që bëri në burgun e Vaqarrit është dënuar nga Gjykata me 20 vite burg. Vendimi është dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda, për vrasje të mbetur në tentativë.

I pandehuri organizoi një atentat ndaj Gazmir Dacit, i cili ndodhej në burgun e Vaqarrit në pritje të gjykimit për vrasjen e Gazmir Kolaverit dhe plagosjen rëndë të Robert Kolaverit. Plani për të marrë gjakun vëllait, nuk shkoi si duhet, pasi nuk mundi ta vrasë atë që e konsideronte si hasmin e tij por la të plagosur një të paraburgosur, shtetas i Kosovës.

SHKARKO APP