Burgu i Drenovës në alarm për shkak të humbjes së gërshërëve

Dy ditë më parë, në IEVP Drenovë kanë humbur në ambulancën e burgut të Drenovës një palë gërshërë. Sipas burimeve për Klan news bëhet me dije se në shërbim ka qenë një infermier nga Korça i cili pretendon se i ka lënë gërshërët tek infermieria, por kur është bërë inventari ato mungonin.

Ndërkohë dyshohet që gërshërët mund të përdoreshin për ngjarje kriminale nga një i burgosur. Klan news raporton se i burgosuri i sigurisë të lartë Klement Ibrahimi dyshohet të jetë ai që i ka marrë gërshërët, gjatë kohës kur po merrte serum në spitalin e burgut.

Në këtë burg ndodhet edhe i penduari i drejtësisë Lefter Reçi i cili ka “spiunuar” Emiljano Shullazin dhe Lul Berishën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Janë ushtruar kontrolle në çdo i dënuar, por gërshërët nuk janë gjetur ende. Ditën e djeshme mësohet se në burgun e Drenovës kanë shkuar forca operacionale e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe po hetohet lidhur me këtë rast.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?