Burgu i Kukësit do të ndërtohet në vitin 2025

Buxheti i Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për vitin 2025 do të jetë më i lartë, por drejtuesi Klevis Qose kërkon shtesë 1.49 miliardë lekë. Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, Qose kërkoi para për përmirësimin e kushteve të sigurisë, përfshirë këtu edhe pajisjen me armë të punonjësve të policisë së burgjeve.

”Buxheti i Përgjithshëm për Sistemin e Burgjeve për vitin 2025 është në vlerën 9.6 miliardë lekë me një rritje prej 5.2% ose 457 milionë lekë më shumë se viti 2024. Sistemit të Burgjeve i nevojiten 1.19 miliardë lekë, për projektet si ai i armëve. 1 miliard lekë për përmirësimin e kushteve fizike të jetesës, nëpërmjet përmirësimit të infrastrukturës në IEVP. 100 milion lekë për sisteme sigurie”, tha Qose.

Vitin e ardhshëm janë planifikuar 700 milionë lekë investime, një pjesë e mirë e të cilëve për sistemet antidronë dhe ndërtimin e burgut të Kukësit, përveç pjesës më të madhe të buxhetit që shkon për paga. Sa i kushtojnë në një ditë buxhetit të burgjeve një i dënuar dhe një i paraburgosur? ”4417 lekë paraburgosur dhe 3600 lekë dënuar, 131 mijë euro në ditë”,- tha Klevis Qose.

SHKARKO APP