Burgu i minorenëve në Kavajë/ Djemtë sistemojnë librat, nisin procesin e rehabilitimit (FOTO)

Të miturit e dënuar në Institutin e të Miturve në Kavajë kanë nisur aktivitete të ndryshme për riintegrimin e tyre në shoqëri. Të miturit rregullojnë librat në bibliotekën e tyre. Të ndihmuar edhe nga stafi, djemtë duket se po rehabilitohen pas dënimit që kanë marrë.

“Aktivitetet edukuese janë pjesë e pandalshme në Institutin e të Miturve Kavajë. Inventarizimi dhe sistemimi i librave në bibliotekën tonë jo vetëm rrit dhe ndërgjegjëson ndjenjën e punës por mbi të gjitha ndikon në edukimin nëpërmjet librit. Ky proces u realizua nga djem në bashkëpunim dhe me stafe të institucionit tonë”,-thuhet në postimin e Institutit që publikon edhe pamjet.

Instituti i të Miturve Kavajë është ndërtuar nga fondet e Bashkimit Evropia dhe hapi dyert në tetor të vitit 2009.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?