Burra, gra dhe të moshuar mbahen ”peng” në Kapshticë

Në të ftohtë dhe në panik, gati 40 persona vazhdojnë të qëndrojnë mes kufirit shqiptaro grek në Kapshticë. Emigrante shqiptare të cilët kanë mbërritur në kufi nuk lejohen të hyjnë në territorin shqiptar pas mbylljes se kufirit. Sipas të dhënave ata nuk kanë autorizim nga konsullata apo Ministria e Jashtme çka ka bërë që autoritetet të mos lejojnë kalimin e tyre. Mes personave ka gra burra dhe të moshuar. Një pjesë e tyre kanë që mbrëmë, ndërsa disa të tjerë u janë bashkuar sot.

SHKARKO APP