Burra që vr*sin gratë, gazetarja: Koha i harron, por Suelat po vr*ten njësoj!

Gazetarja Ani Jaupaj risjell historitë me të njëjtin fund, dy Suela që u vranë nga partnerët e tyre. Bëhet fjalë për Suela Saliajn dhe Suela Sulën, e cila u vra pak vite më parë në Shkodër nga burri i saj.

”Duke kërkuar në google një fotografi të Suela Saliaj, gruas së vrarë nga ish-bashkëshorti dy ditë më parë në SHBA, shoh që imazhi nuk përkonte me atë që kisha parë. Kisha shkruar emrin gabim.

Mirëpo, rezultati ishte i njëjtë. Edhe emri që kisha shkruar, Suela Sula, kishte vdekur njësoj si viktima tjetër, e vrarë nga burri, pak vite më parë.

”Gati dy vjet pas vrasjes së 45-vjeçares së Suela Sula, policia ka vënë në pranga autorin e vërtetë të vrasjes, i cili e mbyti atë me urdhër të bashkëshortit. Në pranga ka rënë 35-vjeçari Fatjon Karmeshtna, pasi nga analiza e ADN, u vërtetua se është ai personi që ka shtrënguar me duar deri në vdekje Suelën”,-shkruante njoftimi i ngjarjes së asaj kohe.

Sigurisht që për të shkuar pas lajmit të ri, sot nuk kujtohet më askush për Suela Sulën e sa e sa gra të tjera, fati i të cilave përsëritet, harrohet, dhe kujtohet vetëm prej një gabimi në google”.

SHKARKO APP