Burrë e grua me urgjencë drejt Infektivit, detaje nga të prekurit nga Elbasani
Situata me Covid-19 në Shqipëri po rëndohet nga ora në orë. Detaje të reja nga rasti i tretë që u zbulua me koronavirus në qytetin e Elbasanit. Mësohet se personi i tretë që ka rezultuar me virusin është një burrë rreth moshës 60-vjeçare dhe se nuk ka pasur histori udhëtimi jashtë vendit. Burimet bëjnë me dije se dje bashkëshortët janë nisur drejt Tiranës me urgjencë, pasi edhe gruaja ka shfaqur temperaturë të lartë. Pasi u është bërë tampon, burri ka dalë pozitiv me koronavirus. Pritet tashmë hetimi epidemiologjik për të caktuar sesi është infektuar 60-vjeçari.