Burrel, mbështetësit e opozitës nxjerrin materialet nga KZAZ dhe i djegin

Mbështetësit e opozitës në Burrel kanë arritur të futen brenda ambienteve të KZAZ nr. 17 në Klos dhe morën materialet zgjedhore e i dogjën.

RTV Ora ka siguruar pamjet nga djegia e materialeve të hedhura në rrugë të përfshira nga flakët.

Në videon, ku shihet momenti i djegies së materialeve zgjedhore, në ambientet e KZAZ nuk duket asnjë forcë policie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa situata vijon të jetë e tensionuar në KZAZ nr. 16.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gaz lotsjellës, gurë e shkopinj gome – Ndërsa paraditen e së mërkurës (19 qershor) u regjistruan përplasje mes mbështetës të opozitës dhe policisë në ambientet e KZAZ nr. 16.

Mbështetësit e opozitës gjuajtën me gurë në drejtim të policisë. Dhe më pas forcat e FNSH iu përgjigjën duke hedhur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Nga përplasja mbetën disa të lënduar, mes tyre qytetarë dhe efektivë policie.

Gazetari i RTV Ora, raporton se forcat speciale goditën me shkopinj gome edhe kryetarin e PD në këtë bashki, Arjan Nikën, i cili është dërguar në spitalin e Burrelit.

RTV Ora - Perplasje dhe në KZAZ-në e Burrelit: Gaz lotsjellës, gurë e shkopinj gome

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?