Burrel, shpërthim tritoli
Aktualitet E Premte, 30 Korrik 2021 12:17
Një shpërthim i fuqishëm tritoli ka ndodhur në Burrel në lagjen ‘Partizani’ përballë shkollës “31 korriku” dhe ka krijuar panik tek banorët.
Nga shpërthimi janë dëmtuar dyert dhe xhamat e disa objekteve përreth. Paraprakisht mësohet se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.
Policia në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e autorëve.
KOHA JONË SONDAZH

