Burri denoncon se rrihej nga gruaja, policia e merr në mbrojtje

Dhuna në familje po njeh raste nga më të ndryshmet, aq sa detyron edhe burrat t'i drejtohen policisë për mbojtje. Dhuna fizike dhe psikologjike që ushtronte bashkëshortja ndaj tij, detyroi një 41-vjeçar nga Durrësi që të kërkojë mbrojtjen e policisë. M.Ll., banues në Sukth, kërkoi të merret në mbrojtje nga uniformat blu pasi u ankua se dhunohej fizikisht për shkaqe që nuk dihen nga bashkëshortja e tij me inicialet E.Ll, 37 vjeçe. Pas kërkesë-padisë së tij, policia e Shijakut e ka marrë menjëherë në mbrojtje të dëmtuarin. Kjo çështje është dërguar në Gjykatën e Durrësit.

SHKARKO APP