Burri dh@non gruan aq sa i m@rr jetën, ngjarja në një familje shqiptare. Ministrja: Jam e tronditur

Në mënyrë tragjike, një grua ka ndërruar jetë nga dhuna e bashkëshortit, pas qëndrimit disa ditë në spital. Një 41 vjeçare nga Graçanica në Kosovë humbi jetën mëngjesin e së premtes në spitalin e Prishtinës. Gruaja që u identifikua me inicialet M.Zh. nga fshati Gushtericë e Poshtme e komunës së Graçanicës, ndërroi jetë në spital ku ishte dërguar me plagë të rënda në kokë.

Bashkëshorti i saj aktualisht ndodhet pas hekurave dhe gjykata i caktoi masën e paraburgimit për një muaj. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh e tronditur me lajmin për vdekjen e gruas së rrahur nga bashkëshorti.

“Rastet e dhunës dhe vrasjet e grave janë realiteti i frikshëm dhe i papranueshëm dhe po angazhohemi në vazhdimësi që të ngremë vetëdijen shoqërore me qëllim të parandalimit të rasteve të dhunës dhe femicidit dhe që dhunuesit dhe vrasësit e grave të marrin dënimet maksimale”, shkroi ministrja Haxhiu në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?