Burri e rrahu në sy të fëmijëve, por gruaja e godet me thikë
Dhuna në familje, vijon që të jetë një problem i madh në vendin tonë.
Një çift bashkëshortësh janë përfshirë në konflikt me njëri-tjetrin në Tiranë e si pasojë ka mbetur i plagosur një 34-vjeçar.
Burri 34-vjeçar kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij 32-vjeçare në sy të fëmijëve të tyre të mitur.
Gjatë konfliktit, gruaja i është kundërpërgjigjur duke e goditur bashkëshortin me thikë. Aktualisht 34-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.