Burri e vrau një ditë pas përvjetorit të djalit/ Shoqja e Liljanës: I fali dhunën, Koço i mori jetën
Vrasja e Liljana Bozos, ka tronditur opinionin publik, pasi bashkëshorti e vrau teksa kishin dalë nga salla e gjyqit në prani të djalit të tyre të mitur. Mikesha e së ndjerës ka zbuluar një detaj të dhimbshëm nga ekzekutimi i 54-vjeçares. Bashkëshorti i saj, një ish-polic, Koço Bozo e qëlloi me 7-të plumba.
E ndjera, ishte larguar prej 6 muajsh nga banesa e bashkëshortit të saj, por pa fëmijët, të cilët ende vijonin shkollën në qytet. Prej kohësh ajo jetonte me të vëllain në Tiranë, ku edhe pse kishte mbaruar Fakultetin e Mjekësisë, punonte si pastruese e një lokali. Edhe pse larg të shoqit, ajo kishte vendosur që të tërhiqte padinë, pasi kishte frikë nga kërcënimet e ish-burrit.
”Jam në Tiranë tha, tek shtëpia e vëllait, kam filluar punë për pastrim. Kam ikur, kam 6 muaj se jetoj tek vëllai. Më tha: Lili ai më ka rrahur jashtë mase, tentova të ika por më kapi tek dera. Erdhi në shtëpi, nuk më gjeti me dy çunat dhe më rrahu se isha vetëm në shtëpi. Më dërgoi djali, se më pa shenjën tek mjekra”,-rrëfeu për ”Shqipëria Live” shoqja e saj e ngushtë.
KOHA JONË SONDAZH

