Burri gjendet pa ndjenja në një trotuar në Kamëz, ndërron jetë në spital

Një 57-vjeçar është gjetur pa ndjenja ditën e djeshme në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu” në Kamëz nga kalimtarë të rastit. Burri me inicilet S.M, u dërgua në spital, por ka ndërruar jetë më pas.

Sakaq, grupi hetimor ka nisur hetimet per shkaqet e vdekjes së 57-vjeçarit.

“Më datë 03.06.2018, në Kamëz, në rrugën “Bulevardi Blu“, në trotuar, është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore, shtetasi S.M., vjeç 57, banues në Kamëz, të cilin e kanë dërguar për ndihmë mjekësore ku më pas ka gjetur vdekjen. Punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?