Burri i vrau motrën me sëpatë para syve, Eva Qevani: Gjuante pa mëshirë

44-vjeçarja Alma Qevani u vra me sëpatë nga kunati i saj, dhe krimi është monstruoz. Masakra në Kusarth të Elbasanit, ku autori Tefik Tashi ofendoi kunatën me një fjalor banal sepse se nuk dëshironte që ajo ta merrte motrën e saj (Eva Qevanin) për të punuar me të.

Tefik Tashi erdhi nga puna duke kërkuar kunatën e tij Alma Qevanin, pasi ajo nuk i kishte hapur celularin dhe me ton të ashpër ai ka pyetur prindërit e viktimës se ku ndodhen dy motrat. Më pas 58-vjeçari ka marrë sëpatën e ka fshehur poshtë bluzës dhe ka dalë në rrugë.

Eva Qevani, motra e viktimës dhe gruaja e Tefik Tashit e cila ndodhej e pranishme në momentin që ndodhi ngjarja tregon se sapo 58-vjeçari u afrua pranë Almës, filloi ta ofendonte dhe ta godiste.

”Erdhi qetësisht. Nuk ma priti mendja. Erdhi dhe i tha motrës ‘kujt nuk ia hap telefonin’. Filloi të shajë dhe të ofendojë motrën. Filloi ta godasë me shpulla, 3-4 metra. I thashë pusho, po bërtiste shumë. I thashë mos bërtit se të dëgjon lagjja. Sëpatën e kishte mbuluar me triko. Gjuante pa mëshirë, sikur po godiste një dru dhe jo një njeri. Po vinte avash, avash dhe nuk e kuptuam fare. E goditi 2 herë. Bëri këtë që bëri dhe iku. Ishte me paramendim”,-tha ajo për ”MCN TV”.

SHKARKO APP