”Burri luante bixhoz dhe e tradhëtonte”, pse 35-vjeçarja u bë vrasëse?
Për dashuri njeri vret. Kjo thënie, është për ngjarjen në Milot, aty ku gruaja u bë vrasëse, dhe burri viktimë.
Xhelozia mendohet të ketë qenë shkaku i vrasjes së sotme në tregun e Milotit. Në gjendje të rënduar psikologjike, 35-vjeçarja Violeta Donaj mësohet të ketë deklaruar në polici se qëlloi me pistoletë ndaj bashkëshortit Kujtim Donaj 42-vjeç për arsye xhelozie.
Ndërsa ata që e njihnin çiftin, kanë thënë se: ”Ai luante shpesh bixhoz dhe e tradhëtonte dhe kjo ka bërë që të kishte sherr me gruan. Kemi dëgjuar 4 të shtëna. Burri ka ardhur me furgon, gruaja ka ardhur me makinë para tij. E pamë që paloste rrobat”.
Policia e arrestoi Violetën në tentative për tu larguar, ndërsa në cilësin e proves materiale është sekuestruar arma e krimit. Në cilësinë e proves materiale janë sekuestruar pistoleta me të cilen është kryer krimi si dhe 4 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.
Mësohet se çifti Donaj nga Rresheni punonin çdo të dielë si tregtarë në tregun e Milotit ku kishin një dyqan rrobash të përdorura. Ata jetonin në qytetin e Rëshenit dhe ishin prinder të dy fëmijeve të mitur.
KOHA JONË SONDAZH

