Burri masakron gruan me gërshërë, arrestohet nga policia

Sherr në familje, burri “masakron” me gërshërë gruan, plagë në kokë, qafë…

Dhuna në fa milje nuk ndalet, teksa këtë radhë burri masakron gruan e tij me gërshërë. Krimi është regjistruar në fshatin Beltojë të Shkodrës, në orët e vona të natës.  

Sipas të dhënave të para mësohet se autori i ngjarjes është shtetasi Alfred Zefi,  38 vjeç. 

Nga hetimet paraprake mësohet se ai ka debatuar brenda banesës me gruan e tij dhe më pas e ka goditur me armë të ftohtë, duke i shkaktuar plagë të rënda për jetën.  

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, ka goditur me gërshërë bashkëshorten e tij, shtetasen M. Z., 23-vjeçe, duke i shkaktuar dëmtime në kokë, qafë dhe duar”- njofton policia.  

Gruaja pas dhunës po merr mjekim në Urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër dhe nga mjekët konfirmohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  pas arrestimit të bashkëshortit të dhunshëm, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhunë në familje.”

SHKARKO APP