Burri rreh gruan, por e pëson nga vëllai i saj

Sherret dhe dhuna në familje, në jo pak raste vijnë në forma, nga më të rrallat dhe më të çuditshmet.

Një i tillë është regjistruar në një fshat të Kavajës.

Burri ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij. Por, menjëherë aty është gjendur vëllai i saj, i cili “i ka hyrë në dru”, burrit të motrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas kësaj, “protagonisti”, është përballur edhe me kallëzim, por edhe me urdhër mbrojtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 08. 08. 2018, rreth orës 22:00, u arrestuan në flagrancë shtetasit G. B., dhe A. Xh., vjeç 37 e 43, banues në Kavajë, pasi rreth orës 16:30, në fshatin Kanaparaj, G. B., ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes H. B., vjeçe 36, ndërsa A. Xh., vëllai i saj, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj G. B. G. B., dhe H. B., iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?