Burri tenton të vrasë gruan me pistoletë në një restorant në Golem

 

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në Golem të Kavajës, ku burri ka tentuar të vrasë gruan me pistoletë në një restorant në afërsi të zonës. Mësohet se shtetasi me iniciale F. K ishte i armatosur me një pistoletë, dhe ka tentuar të qëllojë mbi të shoqen teksa drekonin në restorant në plazhin e Golemit.

Ndërhyrja në kohë e forcave të policisë ka bërë të mundur që të parandalohet krimi brenda familjes. Pak pasi ka mbëritur në vendgjarje policia ka shoqëruar autorin të cilit iu sekuestrua edhe pistoleta me të cilën kishte planifikuar vrasjen e së shoqes.

Ndërkohë që policia e shtetit ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, vjen edhe deklarata zyrtare që hedh dritë mbi rrethanat . Në njoftimin zyrtar të policisë thuhet se:

“Policia e Kavajes ka ndaluar nje shtetas te cilit pas kontrollit te ushtruar i është gjetur një arme zjarri e llojit pistolete. Mesohet se i ndaluari eshte konfliktuar me nje femer, perkatesisht bashkeshortja e tij ne nje nga lokalet e Golemit. Per shuarjen e konfliktit ka nderhyre policia, duke shoqeruar shtetasin Fadil Kasemin. Ende nuk dihen rrethanat e motivi, por paraprakisht dyshohet se personi ne fjale perbente rrezikshmeri per bashkeshorten, deri ne perdorimin e armes.”

SHKARKO APP