Burri ther gruan, pastaj hidhet nga kati i 4

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Librazhit, aty ku një burrë ka therur me thikë gruan e tij. Ngjarja ndodhi në lagjen “Shkumbin”, ku në banesë Daut Gjokola, 53-vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjet të mprehtë (thikë) bashkëshorten e tij Lule Gjokola, 49-vjeç.

Pasi ka goditur graun me thikë shtetasi D.Gj, është hedhur nga kati i katër i apartamentit të tij, për pasojë ka ndërruar jetë menjëherë. Bashkëshortja e tij është transportuar menjëherë për në spital por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë sapo ka mbrritur në spital.

Mësohet se çifit ka lënë pas dy fëmijë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?