Burri vrasës: Kisha vapë, nuk hapi dritaret dhe e vrava!

Burri që vrau gruan në Durrës ka pranuar aktin makabër të vrasjes së bashkëshortes së tij. Detajet e reja mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen djeshme në Durrës, tregojnë se Çlirim Shaholli 42 vjeç qëlloi me mjete të forta gruan e tij Ana Shaholli 40 vjece. Ndërkohë në polici agresori dëshmoi se e kishte ndërmarrë këtë akt pasi gruaja nuk i kishte hapur dritaren kur kishte vapë.

“Nuk doja ta vrisja gruan time. Të mjerët ne çfarë na gjeti na ndodhi hataja. Kam 6 kalamaj, kush do mi ushqejë tani.

Kishin një sherr se kishin vapë dhe unë i thashë ngriu hap dritaren. Ajo më shtyu dhe unë e shtyva. Gruaja ra në çimenton e shtëpisë dhe përplasi kokën. Unë e pashë që ishte ne gjendje të rëndë dhe e dërgova në spital”, ka thënë në gjendje të rënduar burri. Ndërkohë, Tahir Muço, daja i viktimës tregon se agresori ishte xheloz dhe se e dhunonte vazhdimisht mbesën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?