Bursat për studentët, Boçi: Ja faktet që rrëzojnë mashtrimin

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi, thotë se qeveria e Ramës po mashtron lidhur me bursat. Përmes një postimi në facebook, ai tregon se në qarkun ku është deputet, në Elbasan kanë ardhur bursa për 45 studentë, ndërkohë që sipas tij janë 160 kërkesa nga familjet me ndihmë ekonomike. ”Pra jo vetëm që nuk ekziston mbështetja për të gjithë por dhe atyre që ia japin, ia japin “me shpinën e dorës”.  Ca gjysma për të kënaqur disa, me sa më pak. Realitet i turpshëm dhe i dhimbshëm! Më qesharak e mashtrues se ky Kryeministër nuk gjen”,-shkruan Boçi në facebook.

Postimi i plotë

Refreni i Ramës për të mashtruar këto ditë protestash studentët, ka qenë me demek vëmendja e qeverisë së tij, për të mbështetur me bursë ato që vijnë nga familjet me ndihme ekonomike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por faktet rrëzojnë kollaj mashtrimin e tij. Në Bashkinë Elbasan, fondi i ardhur për bursa ishte vetëm për 45 studentë. Më pak se dhe një vit më parë (50). Ndërkohë kërkesat e familjeve me ndihme ekonomike ishin 160. Këshilli Bashkiak, i kapur në pozitë të vështirë, vendosi të akordojë me përjashtim të dy rasteve, gjysma bursash për 86 nga 160 familje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pra jo vetëm që nuk ekziston mbështetja për të gjithë, por dhe atyre që ia japin, ia japin “me shpinën e dorës”.  Ca gjysma për të kënaqur disa, me sa më pak. Realitet i turpshëm dhe i dhimbshëm! Më qesharak e mashtrues se ky Kryeministër nuk gjen!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?