Bushati: Amerika do bëjë drejtësi në Shqipëri, aq sa dënoi Donald Lu ”peshqit e mëdhenj”

Analisti Andi Bushati, thotë se ironi se Amerika do të bëjë drejtësi në Shqipëri, aq sa dënoi Donald Lu ”peshqit e mëdhenj”.

”Akoma jam i kalamendur mes idesë që SHBA-të duan të bëjnë demokraci, apo thjeshtë shpallja non grata Berishës është përpjekje për të ruajtur stabilitetin dhe për të ruajtur regjimin e Ramës.

Nuk kam asnjë element që të them që kemi një angazhim të fortë për të bërë demokraci perfekte në Shqipëri. Ka një entuziazëm në Shqipëri që vjen sepse nuk kemi ndëshkuar dot hajdutët tanë dhe presim që këtë do të na e bëjë Amerika.

Por do na e bëjë Amerika aq sa na dënoi Donald Lu peshqit e mëdhenj dhe sa kohë ka kaluar deri atëherë, peshqit janë trashur dhe nuk janë kapur”.

SHKARKO APP