Bushati: Basha të pozicionohet ndaj njeriut që ka dhe gurin dhe arrën në politikë

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka propozuar tre ndryshime të forta kushtetuese si Reforma Territoriale, Vetting-u i politikanëve dhe Reforma Zgjedhore, por duhet mbështetja e PS.

Kryeministri Edi Rama pranon se është i gatshëm për dialog nëse opozita e bind për këto ndryshime, mirëpo për analistin Andi Bushati ajo çfarë Rama tregon nuk është tolerancë por arrogancë e pushtetit.

Analisti Andi Bushati thotë se Lulzim Basha i propozoi këto ndryshime menjëherë pasi Edi Rama propozoi zgjatjen e afatit të Vetting-ut, duke mos i lënë hapësirë opozitës për të diskutuar nëse afati duhet zgjatur apo jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Përgjigja që dha Rama dje që edhe mund të dialogojë për tre propozimet e Bashës, është përgjigja e një politikani që thotë: Unë mund të bëj çfarë të dua, për ndonjë nga kërkesat edhe mund të diskutojmë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?