Bushati dhe Marc DeVos në Public Square: Europa po hyn në një fazë të re forcimi strategjik përballë krizave globale

Në Public Square, Ditmir Bushati diskuton me Marc DeVos, themelues i “Itinera” think tenk, studiues, akademik me një eksperiencë të gjerë që mbulon Bashkimin Europian, globalizimin dhe ekonominë si dhe profesor në Universitetin e Ghent-it Belgjikë.

Bushati dhe DeVos analizojnë perspektivën e projektit europian në kushtet e transformimeve të thella gjeopolitike që po ndikojnë kontinentin europian. Gjatë intervistës, DeVos theksoi se Europa po përballet njëkohësisht me agresionin e Russia në lindje, me konkurrencën ekonomike të Kinës dhe me ndryshimet strategjike në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. DeVos argumenton se këto sfida nuk do ta dobësojnë Bashkimin Europian, por do ta shtyjnë atë drejt një forme të re integrimi më të fortë.

Sipas DeVos, modeli europian i ndërtuar mbi tregun, normat dhe fuqinë e butë nuk është më i mjaftueshëm për realitetin aktual, ndaj Europa duhet të ndërtojë kapacitete reale në siguri, mbrojtje, industri dhe autonomi strategjike. Ai nënvizoi se kontinenti po kalon një tranzicion gradual, ku krizat po prodhojnë mekanizma të rinj bashkëpunimi politik dhe ekonomik, ashtu siç ka ndodhur historikisht në fazat më të rëndësishme të integrimit europian. Në analizën e tij, De Vos theksoi se një Europë më e fortë nuk është kundër SHBA-ve, por synon të jetë më pak e varur nga garancitë amerikane, duke ruajtur partneritetin transatlantik dhe duke forcuar njëkohësisht kapacitetet e veta strategjike.

Swiss Digital Desktop Reklama

DeVos vlerëson se edhe pse në afat të shkurtër Europa mund të duket e brishtë përballë krizave të sigurisë dhe tensioneve ekonomike, potenciali i saj i brendshëm mbetet i madh dhe e ardhmja e saj lidhet me një bashkëpunim më të thellë midis vendeve europiane. Sipas tij, kontinenti po hyn në një “revolucion të heshtur”, ku gradualisht po ndërtohen bazat e një Europe më të fuqishme politikisht dhe strategjikisht.

Swiss Digital Mobile Reklama
Ditmir Bushati & Marc DeVos - A silent revolution-Public Square

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet të nxjerrë PD dhe Opozita emrin e kandidatit për Kryeministër, por të mos jetë Berisha?