Bushati: Franca do të ndryshojë qëndrim brenda pranverës

Deputeti i PS-së, Ervin Bushati tha në emisionin “Përballë” në RTSH se deri në pranverë Franca mund të ndryshojë qëndrim në raport me zgjerimin e Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Pavarësisht 9 kushteve të Gjermanisë, Bushati thotë se me ndryshimin e qëndrimit të Francës, Shqipëria ka shanse të hapë negociatat.

Do të bëhet edhe një përpjekje nga Franca dhe unë mendoj se ka për ta bërë deri brenda pranverës sepse situata në rajon është e destabilizuar duke nisur nga Maqedonia e Veriut, duke shkuar në Serbi dhe në Mal të ZI. Kanë për të bërë një përccapje dhe unë mendoj se do të jetë pozitive deri brenda pranverës. Do të rishikohet metodologjia sepse është një mënyrë për të thënë që do e pranojmë dhe do të hapim patjetër negociatat në një format që do të quhet me një emër tjetër“, – tha Bushati në RTSH.

SHKARKO APP