Bushati: Gruevski po shkon në burg për përgjime si të Dakos
Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, ka deklaruar se ish-kryeministri i Maqedonisë ka përfunduar në burg për përgjime të ngjashme si ajo e Vangjush Dakos, ku flitet për blerje votash.
Sipas Bushatit, prokuroria ka një standard të dyfishtë, nga njëra anë Arben Cuko arrestohet prej një përgjimi, ndërsa çështja e Dakos, varroset.
“Një nga gjërat që po e çon në burg, ish-kryeministrin maqedonas, kaq është, vjedhja e pak votave. Një prokurori serioze nuk mund të rri pa e hetuar këtë. Po t’i pyesësh shqiptarët, nga janë më të shqetësuar, nga një drejtor burgjes që merr rryshfet për të bërë një transferim apo nga një kryebashkiak që merr para nga bandat për të fituar zgjedhjet politike. Të dy këta janë të pafajshëm, por ç’duhet të bënte prokuror i ndershëm? Përpara dy indicieve duhet të hetonte këtë të parin. Vetëm në këtë fakt tregohen cfarë është i interesuar të nxjerrë prokuroria dhe cfarë është e interesuar të varrosë”, tha Bushati.
- Ja pazari për blerje votash me Avdylajt…: Thuaj kryetarit të japë ndonjë lekë
- Dalin përgjime të tjera të kryebashkiakut të Durrësit
- Lubonja: Kryebashkiaku i Durrësit duhet të jap dorëheqje
- Dako: Kam folur në telefon për vota, jo për pazare
- “Shpërthen” Dako: Nuk ka bir k*rve…
- Gjata – Dakos: E hoqën prokurorin mos të të fuste ty në hetim
- Basha flet pas përgjimit të Dakos: Edi Rama kryeministër jo legjitim
KOHA JONË SONDAZH

