Bushati ”kërcënon” drejtorët në Pukë, dhe ndan një zotim
Ministri i Jashtëm dhe i Europës, Ditmir Bushati në kuadër të turit të llogaridhënies, u ndal sot në Pukë ku ka folur me banorët e zonës atje. Disa nga çështjet shqetësuese për komunitetin kishin të bënin kryesisht me punësimin dhe ndihmën sociale.
Ministri kërkoi nga drejtorët dhe të zgjedhurit vendor të jenë në lartësinë e detyrës dhe ti shërbejnë qytetarëve. ”Ne kemi marrë votën mbi bazën e zotimit për t’u shërbyer qytetarëve”, nënvizoi ai.
Ndërsa për ndihmën ekonomike, Bushati theksoi reformën e mirë të bërë në këtë sektor, por gjithashtu shtoi se ka persona që penalizohen pa të drejtë.
KOHA JONË SONDAZH

