Bushati: Kjo është qeveria “Belinda 2”
Analisti Andi Bushati thotë se me ndryshimet në qeveri, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Belinda Ballukun para Berlinit. Për të pavarësisht se Balluku u largua nga qeveria, njerëzit e saj janë vendosur në pozicione kyçe.
“Rama duke hequr Belindën, ka pranuar edhe kushtin e Ballukut. Ministri i Mbrojtjes, njeri i Ballukut. Ai i Energjitikës, njeri që ka bashkëpunuar me Ballukun. Gjermania ka qenë e vendosur, jo dorëheqja, por imuniteti i Ballukut.
Sot Rama në një mënyrë të çuditshme, atipike për një lider të kujdesshëm si Rama, në fjalimin që ka mbajtur para deputetëve, ka kujtuar fjalimet e Gazidedes dhe Berishës kundër Amerikës.
Fjalori që ka përdorur kundër Berlinit dhe Gjermanisë, sikur duan të keqen e Shqipërisë. Në këtë kuptim, prandaj thashë zgjodhi Belindën para Berlinit. Sot Rama ka goditur shtetin më të fuqishëm të BE dhe ka bërë qeveri “Belinda 2”, tha Bushati i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
KOHA JONË SONDAZH

