Bushati: NATO i ka dhënë çertifikatë sigurie Meçollarit, Paloka: Negociatorët spiunë

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në seancën dëgjimore në Komisionin e Jashtëm ka thënë se për Artur Meçollarin, një prej negociatorëve me Greqinë ka marrë nga NATO çertifikatën e sigurisë.

Por i menjëhershëm ishte reagimi i opozitës. Deputeti Edi Paloka dhe se negociatat me Greqinë i është lënë në dorë spiunëve.

Bushati: Thatë që për disa njerëz janë ngritur akuza. Po pse ky është modeli i shtetit shqiptar të shek XXI që ju i besoni më shumë Nea Demokracinë sesa shtetin tuaj?! Atëhere ja po ju them unë për Artur Meçollarin. Ja ku është çertefikatë për informacionin e klasifikuar NATO Cosmic, ministrja e Mbrojtjes që ka qenë 4 vjet në detyrë e di ca është NATO Cosmic. Meqë kam dëgjuar disa jovertebrorë në media që  thonë ca është DSIK që ska informacione të klasifikuara se është në funksion të Edi Ramës. Po NATO në kontroll të Edi Ramës është, që i ka dhënë këtij çertifikatën e sigurisë?! NATO Cosmic është informacionq ë e kanë vetëm një rreth i ngushtë zyrtarësh. Ja çertifikata e sigurisë për këtë person, e DSIK, ja dhe çertifdikata e Stoltembergut për këtë person.

Swiss Digital Desktop Reklama

Paloka: Nuk ka bërë asgjë tjetër veçse është përpjekur të përdridhet sic e ka zakon jo vetëm në politikë dhe të fyejë me qëllim që të prishë këtë seancë dhe ta largojë nga vëmendje. Jemi këtu sepse i është lënë në dorë spiunëve me gjithë letrat që paraqet ky të negociojnë dhe të shesin interesat e Shqipërisë, prandaj jemi këtu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Bushati: Zonja kryerare kërkoj të mbahet një qëndrim i rreptë ndaj shpifjeve që bëhen ndaj grupit negociator.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?